Profesori i Kolegjit AAB Sehad Kadiri merr pjesë në konferencën e mbajtur në Universitetin e Oxfordit

18 Prill 2024
AAB College Professor Sehad Kadiri attends the conference held at the University of Oxford

Me ftesë të kryetarit të EURADOS-it Filip Vanhavere, profesori i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore të Kolegjit AAB Sehad Kadiri, ka marrë pjesë në punimet e konferencës vjetore e cila u mbajt në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë konferencë përveç aktiviteteve profesionale të zhvilluara u mbajt trajnimi me titull “Monte Carlo modelling: basic concepts, available resources, and applications in radiological protection”, me pjesëmarrje të shkencëtarëve eminent si: Dr. Jon Eakins, Dr. Michael Petit, Dr. Roberto Versaci, etj. Profesori Sehad Kadiri u prit ngrohtësisht, ndërsa takoi edhe ekspertët dhe profesorët e universiteteve me renome botërore, ku ndër të tjera diskutoi për mundësi të ndryshme bashkëpunimi që përfshijnë projektet shkencore dhe iniciativat kërkimore.

Ai e cilësoi këtë përvojë si jashtëzakonisht të rëndësishme e cila përfshinte ndërveprime, shkëmbime njohurish akademike dhe partneritet të vazhdueshëm mes institucioneve respektive.

Share: