Profesori nga SHBA-të Milaim Tahiri, i ftuar për ligjëratën e radhës të “Guest Speaker” në Kolegjin AAB

19 Dhjetor 2022

Profesori i Matematikës në Manchester Community College dhe Central Connecticut State University, Milaim Tahiri, ishte i ftuari i radhës në muajin e “Guest Speaker”, të organizuar nga Kolegji AAB. Tema që u trajtua ishte “Pse natyra flet me gjuhën e matematikës dhe roli i saj në fushën e ekonomisë dhe biznesit”.

Prof. Milaim Tahiri, filloi me rrugëtimin e tij që kishte bërë për të depërtuar si kuadro në SHBA, ndërsa përmendi edhe kohën kur ofronte mësime për lëndën e matematikës, bashkë me shumë profesorë tjerë shqiptarë.

Ai dha një mesazh të qartë për gjeneratat e reja duke thënë se “dija është pasuri që askush nuk mund ta merr nga ju, andaj duhet luftuar për të”. Në fund për studentët e Kolegjit AAB pati një video me mesazhe motivuese, ndërsa prezent gjatë kësaj ligjërate ishte edhe drejtori i kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj, Prof.Ass.Dr. Lulzim Shabani.

Aktiviteti u mbajt në kuadër të lëndës “Matematikë për ekonomi dhe biznes”, të profesoreshës së Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Roberta Bajrami.

Share: