Programi “Türkiye Scholarships” ka hapur thirrjen për aplikim për bursa

6 Shkurt 2020

Të nderuar studentë,
Programi i bursave i financuar nga Qeveria e Turqisë “Türkiye Scholarships”, i cili ka mbështetur studentët nga e gjithë bota, ka hapur thirrjen për aplikim për të gjithë studentët e interesuar për të studiuar në universitetet më të mira turke.

Ky program ofron bursa për të gjitha nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoraturë, ndërsa ka për qëllim zgjerimin dhe zhvillimin e lidhjeve sociale, kulturore, politike dhe ekonomike midis vendeve.

Aplikimet për vitin 2020 do të jenë të hapura deri më 20 shkurt 2020. Programi i bursave përfshin një mbështetje financiare gjithëpërfshirëse (stipendi mujore, tarifa shkollimi, akomodim, sigurim shëndetësor, bileta fluturimi).

“Türkiye Scholarships” mbështet të gjitha fushat e studimit duke filluar nga shkencat shëndetësore e deri te inxhinieria, shkencat humane e shkencat sociale.

Për më shumë informacione dhe për aplikim klikoni në internet: www.turkiyescholarships.gov.tr apo shfletoni materialet në vijim:

TB 2020_Research Scholarships_Brochure
TB 2020 Research Scholarships

Share: