Studenti Gentrit Gashi nderohet me çmimin “Masar Stavileci” në Ditën Botërore të Librit

24 Prill 2026

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Librit, në Kolegjin AAB është ndarë çmimi “Masar Stavileci”, për studentin Gentrit Gash inga Fakulteti i Stomatologjisë.

Ky vlerësim për Gentritin është bërë me motivacion shfrytëzimin e rregullt të shërbimeve në Bibliotekën e Kolegjit AAB, duke reflektuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj studimeve dhe zhvillimit akademik.

Çmimi synon të inkurajojë studentët që të përdorin në mënyrë aktive burimet bibliotekare, duke e konsideruar librin dhe leximin si bazë thelbësore për suksesin akademik dhe profesional.

Gentriti, është vlerësuar për frekuentimin e rregullt të bibliotekës dhe për shfrytëzimin e literaturës në funksion të avancimit të njohurive, duke u shndërruar në një shembull pozitiv për studentët e tjerë.

Share: