Prorektorja e Kolegjit AAB takon homologen e saj nga Universiteti Trent në Kanada

15 Nëntor 2023
The vice chancellor of AAB College meets her counterpart from Trent University in Canada

Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB, Venera Llunji, ka takuar homologen e saj nga Universiteti Trent në Kanada, Jasmine Lenuzzi.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën akademike dhe shkencore, si dhe për mundësitë e studimeve shtesë të studentëve të Kolegjit AAB.

Programet që ofron Universiteti Trent përfshijnë fusha të ndryshme si biznes, ekonomi, financa, edukim, shëndetësi, arte, juridik, shkenca humane, gjuhësi dhe teknologji informative.

Studentët do të kenë mundësinë të kryejnë studimet si pjesë e certifikimeve të ndryshme profesionale. Iniciator i këtij takimi ishte profesori Arben Lila.

Share: