Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji mban ligjëratë në Universitetin Masaryk

30 Nëntor 2023
The vice-rector of AAB College Venera Llunji holds a lecture at Masaryk University

Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji njëherazi profesoreshë ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Universitetin Masaryk.

Ligjërata është mbajtur në lëndën e Sociolinguistikës me profesorin Jan Chovanec, i cili bashkë me studentët mirëpriti profesoreshën Llunji.

Tema e shtjelluar në këtë ligjëratë ishte karakteri i monumentit “Newborn” nga aspekti sociolinguistik dhe linguistik.

Studentët u njoftuan për historikun e ngjarjeve në Kosovë, pavarësinë dhe monumentin “Newborn”, me ndryshimet që pëson çdo vit për të përçuar mesazhe domethënëse.

Analiza e realizuar dhe sqarimet e dhëna bashkë me debatin dhe pyetjet nga studentët ishte tejet interesante edhe për profesorin Chovanec, pasi është ndarë i kënaqur me përmbajtjen dhe ecurinë e katër orëve të zhvilluara me studentët nga ky fakultet.

Share: