QAPI zhvillon trajnimin për procedurat dhe praktikat e menaxhimit të projekteve zhvillimore në arsimin e lartë

20 Prill 2026

Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI), në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve ka mbajtur një trajnim lidhur me procedurat dhe praktikat e menaxhimit të projekteve për universitetet partnere.

Trajnimi është mbajtur nga prof. Ilirjana Geci dhe Erëza Mehmet nga Zyra e Projekteve, të cilat ndanë njohuritë e tyre mbi menaxhimin efikas të projekteve, duke u fokusuar në procedura që ndikojnë në zhvillim institucional.

Po ashtu, ato prezantuan programin për ngritje të kapaciteteve për shkrim dhe menaxhim të projekteve, duke ofruar shembuj konkretë për universitetet partnere.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe avancimit të njohurive të pjesëmarrësve. Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, ata patën mundësi të përfitojnë qasje të reja dhe ide praktike për punën e tyre të mëtejshme.

Share: