Qendra e Karrierës dhe GIZ DIMAK organizuan trajnim për studentët në kampusin e Gjakovës të Kolegjit AAB

11 Mars 2022

Qendra e Karrierës në bashkëpunim me GIZ DIMAK, në emër të qeverisë gjermane, zhvilluan trajnim për studentët e vitit të dytë dhe të tretë të fakulteteve: Juridik, Gjuhë Angleze, Ekonomik dhe Shkenca Sociale. Në këtë trajnim, studentët patën mundësi të njihen më shumë mbi teknikat e të shkruajturit CV, letër motivuese dhe për përgatitjen e një interviste të suksesshme pune. Përveq shembujve të ndryshëm që u dhanë nga trajnerja Arnisa Aliqkaj lidhur me shkresa të rëndësishme të cilat do ju duhen për të ardhmen, u mbajtën edhe simulime të intervistave të punës.

Studentët e AAB-së nga Kampusi i Gjakovës, u panë të interesuar për të qenë pjesë në këtë trajnim, të cilin e konsideruan të rëndësishëm për arritje të tyre profesionale.

Share: