Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB dhe GIZ DIMAK organizojnë trajnim për studentët

16 Mars 2023
AAB College Career Center and GIZ DIMAK organize training for students

Është mbajtur trajnimi i organizuar nga Qendra e Karrierës e Kolegjit AAB dhe GIZ Dimak, ku studentët mësuan si të përgatiten për aplikim në vende të ndryshme të punës. Temat kryesore të cilat u diskutuan ishin: si të shkruhet CV, letra motivuese dhe si të përgatitemi për një intervistë me punëdhënësin.

Dy trajneret Kaltrina Fejzullahu dhe Arnisa Aliqkaj nga GIZ DIMAK, zhvilluan edhe bashkëbisedim me studentët për përvojat e tyre lidhur me aplikime në vendet e punës, nga programet e ndryshme si: Infermieri, Psikologji, Ekonomik, Administratë Publike, Arkitekturë, Kulturë Fizike dhe Sport, Shkenca Sociale.

Në fund studentët pjesëmarrës realizuan intervista të simuluara, ndërsa patën rastin edhe të analizojnë shembuj të CV apo letrave motivuese, për të mësuar qartësisht se si duhet të jetë një e tillë.

Share: