Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Pathway”

31 Janar 2022

Institucioni Parashkollor “Pathway” do të jetë partner bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, përkatësisht programit studimor Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve. Ky partneritet u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Hysen Kasumi, dhe përgjegjësja nga IP “Pathway”, znj. Albina Krasniqi.
Marrëveshja parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, projekte të përbashkëta zhvillimore e hulumtuese, seminare dhe tryeza diskutimi në fushën e edukimit parashkollor. Ndër tjerash në këtë institucion kishte edhe të punësuar nga Kolegji AAB, gjë e cila dëshmon efikasitetin e kuadrove dhe bashkëpunimeve tona pozitive.


Share: