Qendra e Karrierës vazhdon me promovimin e ish studentëve të diplomuar në AAB

16 Dhjetor 2021

AAB Alumni Talk organizoi aktivitetin e radhës me qëllim të shpalosjes së eksperiencave profesionale para studentëve aktualë për sukseset e arritura gjatë dhe pas studimeve në AAB.

E ftuara e radhës ishte Liberta Uka, e diplomuar në Fakultetin e Psikologjisë në AAB dhe tani e punësuar si psikologe e licensuar për shërbime sociale dhe familjare, në Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP.

Ajo duke folur për periudhën e studimeve në AAB tha se mënyra e zhvillimit të ligjëratave ka qenë gjithherë efektive kurse qasja e mësimdhënësve ndaj studentëve tejet bashkëpunuese. Liberta poashtu këshilloi studentët që të mos ndalen së punuari për synime të veta derisa të arrijnë zhvillimin profesional të dëshiruar përgjatë karrierës së tyre.

Studentët ishin shumë aktiv me pyetjet dhe komentet e tyre gjatë tërë diskutimit.

Share: