Qendra për Punësim zhvillon aktivitet informues në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj

1 Nëntor 2022

Në hapësirat e degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, dje është mbajtur një aktivitet nga Qendra për Punësim në Ferizaj. Kjo qendër ka shprehur vullnetin për bashkëpunim me studentët e Kolegjit AAB, duke ofruar punë praktike me pagesë për studentët e këtij kampusi në Ferizaj.

Drejtori i kësaj qendre Naim Gashi, tha se kjo mundësi ofrohet në mënyrë që studentët të mos i lënë anash studimet por edhe të fillojnë qasjen në tregun e punës.

Ndër të tjera përfaqësuesit e qendrës vizituan zyrën e drejtorit të degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, ku zhvilluan një takim të shkurtër e më pas edhe në zyrën e marketingut. Ata qëndruan në hapësirat e shumta të kampusit duke inkurajuar studentët për këtë mundësi dhe thellimin e bashkëpunimit për projektet e tjera të radhës.

Share: