QKRT/KRCT mban trajnimin dyditor për krijimin e mjediseve më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse në AAB

28 Prill 2026

Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit “Krijimi i Hapësirave më të Sigurta për të Rriturit në Zhvillim në Evropën Lindore”, Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRT/KRCT), me mbështetjen e organizatës AMNA, organizoi trajnim dy ditor për stafin akademik dhe administrativ.

Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve lidhur me krijimin e mjediseve më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për të rriturit në zhvillim. Gjatë punëtorisë u zhvilluan diskutime interaktive, shkëmbim përvojash profesionale dhe aktivitete bashkëpunuese që kontribuuan në zhvillimin profesional të stafit dhe promovimin e mirëqenies psikologjike.

Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB mbetet i përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve dhe partneriteteve që promovojnë mirëqenien psikologjike, përfshirjen sociale dhe avancimin profesional.

Share: