Radio AAB tani edhe në TuneIn

26 Janar 2016

Kanali i Radios së studentëve të Kolegjit AAB, tashmë mund të ndëgjohet edhe në platformën më të

madhe në internet të radio transmetuesve Tune In.

Radion AAB mund ta gjeni duke kërkuar në faqen përkatëse www.tunein.com, me fjalën kyçe RadioAAB.

TuneIn mundëson edhe shkarkimin e aplikacionit përkatës në smartphone nga ku gjithashtu mund ta

dëgjoni kanalin tonë, me hitet më të reja muzikore.

Kolegji AAB është institucioni i parë në Kosovë dhe rajon që studentëve të Fakultetit të Komunikimit

Masiv u ka krijuar një mundësi të tillë qysh në vitin 2005.

Së shpejti në kuadër të skemës programore të Radios do të mund të dëgjoni edhe emisione të reja enkas

nga studentët.

Share: