Ka përfunduar me sukses trajnimi “Menaxhimi i komunikimit dhe shërbimit ndaj studentëve” në të cilin morën pjesë stafi administrativ i Kolegjit AAB. Ky trajnim kishte për qëllim zhvillimin e aftësive dhe njohurive kryesisht në menaxhimin administrativ, menaxhimin e komunikimit, përdorimin e teknologjisë, etj.
Trajnimi u mbajt nga Zyra Qendrore për Studentë dhe Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion. Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit morën certifikata për përmbushjen e standardeve të trajnimit dhe angazhimit profesional.
Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative dhe rritjen e efikasitetit në Kolegjin AAB.