Rektori Demjaha nënshkroi dokumentin e ri të Magna Charta Universitatum MCU2020

29 Prill 2021

Rektori i Kolegjit AAB, Dr.sc. Bujar Demjaha, nënshkroi dokumentin e ri të Magna Charta Universitatum, MCU2020, i cili do të hyjnë në fuqi në qershor të vitit 2021.

Ky dokument i ri i MCU përfshin të gjitha vlerat themelore origjinale të dokumentit themeltar të Magna Charta, ndërsa përpiqet të rezonojë edhe mbi sfidat dhe shqetësimet bashkëkohore.

Nënshkrimi i Magna Charta Universitatum është dëshmi e faktit se Kolegji AAB është një anëtar i komunitetit global të arsimit të lartë të përkushtuar për përsosmëri akademike dhe ofrim të cilësisë së lartë në arsim.

Ndryshe, Kolegji AAB është nënshkrues i Magna Charta Universitatum që nga viti 2010, ndërsa është i vetmi institucion jopublik i arsimit të lartë në vend, që është anëtar i kësaj organizate të rëndësishme akademike.

Magna Charta Universitatum u hartua në vitin 1988 nga rektorë të universiteteve evropiane fillimisht u nënshkrua nga 388 universitete, ndërsa sot numëron mbi 900 institucione të Arsimit të Lartë në të gjithë botën dhe është referimi kryesor i cili mbështet parimet themelore të arsimit të lartë me një fokus të veçantë mbi parimet e lirisë akademike dhe autonomisë institucionale të përcaktuara në këtë dokument.

Share: