Rektori i Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje me kryetarin e Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj

19 Korrik 2024

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, i shoqëruar nga prorektorët Venera Llunji dhe Petrit Bushi, kanë realizuar takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Komunës së Prizrenit, e cila përfshin: promovim të arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, realizim të punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, institucionet shëndetësore (QKMF), drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të komunës së Prizrenit.

Gjithashtu parashihet edhe realizimi i vizitave në mes dy palëve, konkurim i përbashkët për projekte arsimore e hulumtuese në nivel komunal, pjesëmarrje në konferenca shkencore, organizim të sesioneve informative, trajnime për stafin, aktivitete sportive etj.

Share: