Rektori Lulzim Tafa mirëpret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës

25 Gusht 2023
Rector Lulzim Tafa welcomes the Chairman of the National Council of Albanians in the Presheva Valley to the meeting

Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa ka mirëpritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës Nevzad Lutfiu. Në takim morën pjesë edhe prorektorja Venera Llunji dhe profesori Alban Selimi.

Z. Lutfiu tha se fokusi i këshillit që ai udhëheq është arsimimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, andaj bashkë me rektorin Lulzim Tafa u pajtuan që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do ndihmonte në këtë drejtim por edhe në fushat tjera me rëndësi si artistike, kulturore etj.

Rektori falënderoi kryetarin Lutfiu për vizitën, duke shtuar se Kolegji AAB vazhdon të përkrahë studentët që vinë nga Lugina e Preshevës që nga themelimi i institucionit.

Share: