Ridona Berishaj, po mban praktikën profesionale në Komunën e Klinës

Gërshetimi i pjesës praktike të studimeve me anën teorike ka qenë dhe mbetet një ndër veçantitë e studimeve në Kolegjin AAB.

Të gjitha programet studimore, në vazhdimësi kanë krijuar marrëveshje dhe kontrata bashkëpunimi me institucione e kompani të profileve përkatëse, për të mundësuar punën praktike të studentëve. Falë një marrëveshjeje të tillë, me Komunën e Klinës, studentja e Fakultetit të Administratës Publike Ridona Berishaj, ka filluar të mbajë praktikën profesionale në këtë komunë.

Ridona e ka vlerësuar këtë mundësi si realizim të synimit të kahmotshëm të saj, për ta vënë në zbatim dijen e marrur nga profesorët dhe ligjëratat e mbajtura në Kolegjin AAB.

Kolegji AAB, për të gjithë studentët e interesuar të bëhen pjesë e kompanive e institucioneve të ndryshme në praktika profesionale, ka të konsoliduar tashmë Zyrën për Karrierë dhe Praktika, e cila në vazhdimësi rekruton dhe sistemon studentët e interesuar.

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO