Rikonfirmohet sërish: Kolegji AAB është institucioni më i mirë jopublik në trojet shqiptare sipas citimeve në Google Scholar

11 Janar 2019

Është publikuar edicioni i shtatë, edicioni i janarit 2019, i ranglistës së universiteteve më të mira sipas citimeve në Google Scholar. Kjo listë në të cilën përfshihen vetëm rreth 6 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix ku rangohen rreth 30 mijë sosh, bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.

Në edicionin e sapo publikuar, Kolegji AAB është rikonfirmuar si institucioni më i cituar jopublik në trojet shqiptare, duke lënë prapa edhe të gjitha universitetet publike e jopublike nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Rangimi transparent, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në Google Scholar, publikohet nga Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB.

 

 

Share: