Shtatë studentë nga Fakulteti Ekonomik të Kolegjit AAB fillojnë punën praktike në FINCA

19 Tetor 2022

Kolegji AAB me programet e shumta u ofron rastin studentëve që të zhvillojnë praktika nëpër vende të ndryshme të punës, në mënyrë që të profesionalizohen dhe të njoftohen se si funksionon një marrëdhënie pune. Kështu shtatë studentë nga Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB, janë zgjedhur për praktikë 3 mujore në institucionin financiar FINCA në Prishtinë. Kjo praktikë ka të hapur mundësinë e punësimit, për secilin nga ta që tregon performancë të shkëlqyeshme gjatë këtij tre mujori.
Studentët që kanë nisur praktikën shprehën mirënjohje ndaj Kolegjit AAB, e në veçanti ndaj stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, për punën e zellshme dhe përkrahjen e vazhdueshme që iu kanë ofruar.

Share: