Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese ARBA EDITION nga Tirana nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

20 Korrik 2018

Me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në sferën e botimeve, Shtëpia Botuese AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese “ARBA EDITION” me seli në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe përfaqësuesit për Kosovë të Shtëpisë Botuese “ARBA EDITION”, z. Besim Pllana.

Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese “ARBA EDITION” në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese “ARBA EDITION” në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave (Teatrin, amfiteatrin, sallat të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Share: