Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese BOTART nga Tirana nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në sferën e botimeve, Shtëpia Botuese AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi Shtëpinë Botuese BOTART me seli në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe kryeredaktorit të Shtëpisë Botuese BOTART, z. Ylli Molla.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese BOTART në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese BOTART në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.

INSTITUTI AAB
APLIKO