Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese Dukagjini nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Në ambientet e Kolegjit AAB, Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, z. Blerim Muhaxhiri.

Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese “Dukagjini” në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Po ashtu, kjo marrëveshje bashkëpuniumi përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave të AAB-së (Teatrin, amfiteatrin, sallat të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.

INSTITUTI AAB
APLIKO