Shtëpia Botuese AAB merr pjesë me mbi 70 tituj në Panairin e Librit në Prishtinë

7 Qershor 2022

Pas dy vjetësh mungesë për shkak të pandemisë Covid-19, rikthehet Panairi i Librit në Prishtinë. Panairi i 22-të i Librit edhe zyrtarisht u hap sot dhe do të zgjasë deri më 12 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Shtëpia Botuese AAB edhe këtë vit do të jetë pjesë e Panairit, kësaj radhe me mbi 70 tituj si dhe me zbritje nga 20% deri në 30%.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 20:00.  

Share: