Shtëpia Botuese AAB pjesë e panairit të librit “Prishtina 2023”

7 Qershor 2023
AAB Publishing House, part of the "Prishtina 2023" book fair

Është hapur edicioni i 23-të me radhë i panairit të librit “Prishtina 2023” ku po merr pjesë edhe Shtëpia Botuese AAB me botimet e saj. Njësoj si edicionet e tjera, Shtëpia Botuese AAB do jetë pjesë e panairit që zhvillohet në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës bashkë me Ministrinë e Kulturës. Mbi 70 tituj librash nga fusha të ndryshme mund t’i gjeni në hapësirën që është rezervuar për Shtëpinë Botuese AAB.

Të gjithë dashamirët e librit janë të mirëpritur deri me datën 11 qershor që të na vizitojnë për t’u pajisur me mikun më të mirë të një njeriu, librin!

Share: