Shtëpia Botuese AAB promovon titujt e rinj në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor në Shqipëri

23 Prill 2026

Në Shqipëri po mbahet Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, ku Shtëpia Botuese AAB këtë vit ka sjellur tre tituj të rinj.

Autori Prof.Dr. Ramë Buja prezantoi veprat “Ngarendja politike”, “Sisteme politike” dhe “Demokracia, zhvillimi, dhe demonizimi”, ndërsa Prof. Rrahman Paçarizi promovoi librin “Eternale”, gjithashtu botim i Shtëpisë Botuese AAB.

Në këtë promovim ishte i pranishm edhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Lulzim Tafa, i cili ndau përshtypjet për librat e promovuar dhe rëndësinë që paraqesin në kontekstin e studimeve bashkëkohore.

Shtëpia Botuese AAB merr pjesë në organizimin e përvitshëm të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor në Shqipëri, ndërsa sjell çdoherë tituj të rinj dhe kontribuon në promovimin e dijes, shkencës dhe kulturës akademike.

Share: