Shtyhen zgjedhjet studentore 2023/24 të Kolegjit AAB

3 Prill 2023

Unioni i Pavarur i Studentëve të Kolegjit AAB ka shpallur zgjedhjet e lira për përbërjen e re të Unionit, por afati i këtyre zgjedhjeve është shtyrë për 10 prill. Deri në njoftimin e radhës, ju rikujtojmë se për të fituar statusin e kandidatit, studenti duhet të mbledhë 50 nënshkrime nga kolegët e fakultetit. Listën për nënshkrime duhet ta merrni tek referentët tuaj dhe pas grumbullimit të nënshkrimeve, e plotësuar, dorëzohet tek referenti përkatës.

Suksese!

Share: