Shumë maturantë po zgjedhin Kolegjin AAB për të shënuar suksesin profesional

14 Korrik 2022

Në qendrën e regjistrimit për studentë të Kolegjit AAB, është parë interesim i madh nga maturantët që po vendosin t’i bashkohen shtëpisë më të madhe për arsimin e lartë në vend. Maturantët si duket kanë bërë zgjedhjen e tyre duke bërë aplikimin dhe regjistrimin në programet studimore që ofrohen për studentët e rinj për vitin akademik 2022/23. Kolegji AAB tashmë ka shpallur të hapur afatin për regjistrim dhe mirëpret të gjithë të interesuarit në të tre kampuset apo në zyret informuese nëpër komuna të Kosovës.

Për regjistrim studentët e rinj duhet të sjellin:

– diplomën dhe dëftesat e shkollës së mesme

– certifikatën e testit të maturës

– certifikatën e lindjes

– kopjën e letërnjoftimit

Qendra për regjistrim është e hapur nga e hëna në të shtunë, prej orës 08:00-18:00 në të tri kampuset ndërsa në zyret informuese nga ora 09:00-17:00.

Kolegji AAB iu fton të bëheni pjesë e suksesit!

Share: