Sonte, ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit “Prishtina International Theater Festival”

5 Dhjetor 2018

Të nderuar studentë,

Kemi kënqësinë t’ ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të dytë të “Prishtina International Theater Festival”.

Në programin garues, sonte nga ora 19.00 jepet shfaqja “Holly Shit” në regji të Ilir Bokshit, produksion i Teatrit AAB “Faruk Begolli”.

Ndërsa, menjëherë pas shfaqjes në ora 20:30 mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Festivali PITF 2018 do të ndajë këto çmime:

 

 –    Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë në rol kryesor;

 –    Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë në rol dytësor;

 –    Çmimin për regjinë më të mirë;

 –    Çmimin për shfaqjen më të mire

 

PITF 2018 gjithashtu ndanë çmimet:

 

–    Shfaqja më e mirë nga juria e studentëve

–   Shfaqja më e mirë nga juria e medias

 

Ju mirëpresim!

Share: