Njoftohen të gjithë studentët e interesuar të nivelit baçelor e master, se programi Stipendium Hungaricum ka hapur thirrjen për aplikim për bursa për studentët e interesuar për studime në Hungari, në nivelin bachelor, maser apo doktoratë, për vitin akademik 2021-2022.
Përmes këtij programi të bursave, studentët mund t’ i fillojnë studimet në universitete hungareze, nga shtatori i vitit 2021.
Kuotat për këtë vit akademik janë si në vijim:
55 bursa të plota për studime BA/BSc;
10 bursa të plota për studime MA/MSc;
10 bursa të plota për studime PhD/DLA.
Afati i fundit për aplikim është data 16 janar 2021.
Për informata të detajuara, udhëzoheni që t’i vizitoni vegëzat: