STUDENTË NGA VENDE TË NDRYSHME TË BOTËS KANË FILLUAR APLIKIMIN PËR EDICIONIN E DYTË TË “AAB SUMMER ACADEMY”

2 Qershor 2018

Edicioni i dytë i Shkollës Verore i organizuar nga Kolegji AAB “AAB Summer Academy” tashmë ka shpallur thirrjen për aplikim për të gjithë studentët e interesuar.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit Kolegji AAB ka zgjeruar ofertën e Shkollës Verore, duke ofruar tre module:

AAB Summer Academy do të mbahet gjatë 13-24 gusht 2018, në Kolegjin AAB, ndërsa programi edhe këtë vit do të përmbajë vizita turistike dhe studimore.

AAB Summer Academy tashmë është shndërruar në një atraksion dhe ka filluar të njihet si një përvojë e pazëvendësueshme në Ballkanin Perëndimor, për studentët evropianë dhe më gjerë. Kjo është vërtetuar më së miri, që nga edicioni i parë, me pjesëmarrjen e studentëve nga shumë vende të botës, si: Kanada, Franca, Gjermania, Turqia, Belgjika, Lituania, por edhe nga rajoni: Kroacia, Shqipëria dhe Serbia, të cilët ishin mëse të kënaqur.

AAB Summer Academy, përveç moduleve të saj të veçanta me lektorë ndërkombëtarë dhe vendorë, ofron gjithashtu një program të pasur që përmban vizita studimi në vendet më të mira të rajonit.

Pjesëmarrja në AAB Summer Academy është e veçantë sepse pjesëmarrësit ndërkombëtarë kanë mundësinë e rrallë të vizitojnë tre shtete në të njëjtën kohë: Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe të shijojnë atraksionet e tyre më të rëndësishme në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë edicionit të parë, studentët pjesëmarrës vizituan vendet më interesante turistike të rajonit si Gryka e Valbonës në Shqipëri, Kanionin e Matkave në Maqedoni dhe vendet më të bukura të Kosovës: Prizrenin, Rugovën etj.

Përmes klasave dhe vizitave, pjesëmarrësit ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të mësojnë rreth historisë së trazuar të këtyre tre vendeve dhe do të mësojnë pse ato janë të rëndësishme në paqeruajtjen në Evropën Lindore.

Studentët do të mësojnë rreth kulturës dhe trashëgimisë së pasur të Kosovës dhe krahinave shqiptare të këtij vendi të Evropës, ata gjithashtu do të mund të kalojnë kohë me studentët e Kosovës dhe të ndajnë përvojat e tyre me studentë të tjerë nga pjesë të ndryshme të Evropës.

Pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Prishtinë, kryeqyteti i biznesit, arsimit dhe kulturës së Kosovës. Prishtina është një ambient i sigurt për ndërkombëtarët dhe karakterizohet nga mikpritja që kanë qytetarët e saj.

Përveç aktiviteteve të programit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shijojnë jetën e natës emocionuese të Prishtinës me klube nate dhe bare në çdo cep.

Aplikimi për edicionin e dytë, i cili u hap ditë më parë dhe do të zgjasë deri më 31 korrik 2018, tashmë ka sjellë disa aplikacione.

Thirrja do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për të gjithë studentët, ndërsa procedurat e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Akademisë Verore AAB, duke klikuar këtu.

Share: