Studentet e AAB-së, Agnesa Qorri dhe Njomza Pllana vazhdojnë studimet master në Norvegji

Bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë nga fusha e arsimit të lartë është një ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e AAB-së, në mënyrë që studentët tonë të kenë qasje më të lehtë për studime apo punë në Evropë dhe më gjerë. 

Së fundi dy studente të Komunikimit Masiv të nivelit master në Kolegjin AAB janë përzgjedhur për të ndjekur një semestër studimesh në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Norvegji.
Agnesa Qorri dhe Njomza Pllana, kanë përfituar përmes Programit Erasmus+ dhe marrëveshjes së nënshkruar nga Kolegji ynë dhe NLA University College.

Njomza, tashmë gazetare profesioniste në Klan Kosova shprehet e lumtur për mundësinë që i është ofruar: “Kjo bursë është një mundësi jetësore e bërë realitet nga Kolegji AAB. Në një universitet si NLA padyshim se do të marrë njohuri më të gjera në gazetari, në të njëjtën kohë do të jetë edhe sfidë përballja me gazetarë nga e gjithë bota me të cilët do të studiojmë bashkë. Por, mendoj që AAB na ka përgatitur që të mos kemi dallim në njohuri as në nivel global”.

Ndërsa studentja Agnesa Qorri, vlerëson lart Kolegjin AAB për mundësinë e ofruar: ”Kolegji AAB më kë bërë të ndjehem jashtëzakonisht e vlerësuar si studente. Aftësitë dhe njohuritë akademike që kam marrë gjatë studimeve bachelor dhe vitit të parë master në AAB, më kanë bërë të jem e përgatitur për t’i vazhduar studimet master në universitetin e specializuar për media dhe komunikim në Norvegji. Pas përfundimit të këtij semestri dhe kthimit në Kosovë synoj të vazhdoj studimet për specializim në fushën e lirisë së mediave, duke marrë për model një shtet si Norvegjia, ku mediat zakonisht janë ranguar në top vendet e para për liri të plotë të mediave”.

Njomza dhe Agnesa do të jenë në mesin e dhjetëra studentëve të programeve të tjera të Kolegjit AAB, të cilët po vijojnë studimet semestrale në programe e fusha të ndryshme studimi në universitete prestigjioze evropiane. Kolegji AAB përgëzon studentet duke u uruar shëndet dhe suksese gjatë studimeve në Norvegji!

 
INSTITUTI AAB
APLIKO