Studentët e AAB-së po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Florences, Itali

26 Nëntor 2021

Në kuadër të Projektit “Life Beyond Tourism/ Jeta Përtej Turizmit”, Kolegji AAB po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtare të Florencës në Itali.

Në këtë festival pjesëmarrës janë më shumë se 80 universitete nga mbarë bota, ndësa Kolegji AAB përfaqësohet nga studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv, të cilët do të prezentojnë një rrëfim kulturor për Kosovën.

Ky rrëfim përfshin fotografi të realizuara nga studentët dhe do të prezantojë elementet më të veçanta të kulturës së vendit tonë.

Projekti i studentëve të AAB-së, ishte mentoruar fillimisht nga profesoresha tashmë e ndjerë Burbuqe Berisha, ndërsa tani po vazhdon nën mbikëqyrjen e profesorit Luan Tashi.

Festivali ka nisur me 25 nëntor 2021, ndërsa prezantimi i studentëve të Kolegjit AAB do të bëhet sot, nga ora 12:00. Të interesuarit mund ta ndjekin përmes linkut në vijim:

Share: