Studentët e AAB-së vizituan Galerinë Nacionale të Maqedonisë “Daut Pasha”

19 Dhjetor 2018

Në kuadër të lëndës “Fotografia”, studentët e Fakultetit të Dizajnit Grafik dhe Pikturës të Kolegjit AAB, vizituan Galerinë Nacionale të Maqedonisë “Daut Pasha”.

Me këtë rast studentët patën rastin të shohin dhe të informohen më shumë rreth punës së deritanishme të kësaj galerie dhe për projektet më të reja të saj.

Studentët u mirëpritën në Shkup nga përfaqësuesit e Galerisë Nacionale “Daut Pasha”, ku patën edhe rastin të dëgjojnë historinë e kësaj galerie se dhe të shohin nga afër veprat e famshme të fotografit francez me renome botërore, Gaspard-Félix Tournachon (Nadar).

Ata thanë se kjo vizitë i’ u ka ndihmuar që të hyjnë në një proces më të thellë të punës si dhe analizës së profesionit që kanë vendosur ta ushtrojnë në të ardhmen.

Share: