Studentët e AAB-së vizituan “SOS Fshatin e Fëmijëve”dhe ndanë dhurata për ta

5 Qershor 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, programi Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve, bashkë me Unionine Studentëve të AAB-së , mbajtën aktivitetin humanitar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Studentët e AAB-së përveç vizitës kishin përgatitur edhe punë dore si,lodra, instrumente muzikore dhe piktura, të cilat ua dhuruan fëmijëve të ë “SOS Fshatit të Fëmijëve”.

Me këtë rast, koordinatorja e SOS Fshatit të fëmijëve, znj. Nita Luzha u tregoi studentëve të AAB-së se si funksionon ky institucion, si edukohen fëmijët aty, cili është kujdesi i tyre ndaj këtyre fëmijëve.

Po ashtu studentë  takuan edhe psikologun, pedagogët dhe punëtorët socialë të cilët shpjeguan për kujdesin ndaj fëmijëve në “SOS” si dhe rolin dhe punën etyre që bëjnë aty.

Në fund të aktivitetit, koordinatorja Luzhau shpreh e kënaqur me këtë  bashkëpunim dhe shumë falënderuese për dhuratat të cilat ishin përgatitur nga studentët e AAB-së. Ajo tha se dyert e “SOS Fshatit” do jenë të hapuraçdo herë për studentët e AAB-së.

Edhe mësimdhënëset Prof. Alberita Bytyçi dhe prof. Saranda Shatri, u shprehën falënderuese për mikpritjen e ngrohtë dhe për gjitha informacionet që udhëheqësit e “SOS Fshatit të fëmijëve” i ndanë me studentët e AAB-së, ndërsa këta të fundit patën rastin të prezantojnë përgatitjen e tyre profesionale, me ç ‘ rast dëshmuan se Fakulteti i Shkencave Sociale është duke punuar me përkushtim të madh në përgatitjen e tyre.

Share: