Studentët e Administratës Publike të Kolegjit AAB vizituan Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

25 Mars 2022

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Klubit të Debatit të këtij institucioni, zhvilluan një vizitë në Agjencinë Shtetërore Të Arkivave Të Kosovës, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm ,,Java e arkivit të hapur” ku u mirëpritën edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv i Arkivit z. Bedri Zyberaj.

Në këtë takim, studentët patën mundësinë që të njoftohen më shumë për punët që zhvillohen në këtë institucioni, për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacioneve me vlerë historike dhe jo vetëm.

Në vazhdën e informacioneve që studentët morën nga kjo vizitë, ata u njoftuan nga afër edhe për mundësitë hulumtuese jo vetëm mbi dokumentacionin që posedon Arkivi Shtetëror i Kosovës mirëpo edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë e cila përfaqësohet me këndin arkivor brenda këtij institucioni.

Studentët morën këshilla që në asnjë formë të mos heqin dorë nga studimet dhe u motivuan për t’u bërë pjesë e studimeve hulumtuese mbi dokumentacione të vjetra, të cilat gjithnjë e më shumë i nevojiten shtetit të Kosovës.

Share: