Studentët e Arteve dhe të Arkitekturës të Kolegjit AAB vizitë studimore në Shqipëri

7 Maj 2016

Studentët e Fakultetit të Arteve vizituan disa qendra dhe monumente të rëndësishme nëpër qytete të ndryshme të këtij vendi në Shqipëri.  Në Tiranë ata vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve, me ç’rast u njoftuan me veprat e artistëve shqiptarë: pikturë, skulpturë dhe grafikë. Studentët patën rastin të njihen edhe me posterët e dizajnuar gjatë periudhës se realizimit socialist për filmat e kinostudios “Shqipëria e Re”. Pjesë e agjendës treditore ishte edhe vizita e qytetit të Beratit që është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Aty studentët vizituan “Muzeun Onufri”.

Ndërsa, studentët e Fakultetit të Arkitekturës vizituan Panairin V Ndërkombëtar për Ndërtime në Pallatin e Kongreseve – Tiranë 2016. Në këtë panair studentët patën mundësi të shohin pavione të mira të projektuara me dimensione evropiane dhe mbi 100 produkte me marka të njohura nga rajoni dhe Evropa.

 “Qëllimi i vizitës ishte që studentët e dy fakulteteve të hyjnë në një proces më të thellë të punës, analizës si dhe përvojës së profesionit”, ka thënë prodekani Fitim Aliu.

Në fund të kësaj vizitë studimore studentët e AAB-së u shprehen shumë të kënaqur me njohuritë e fituara profesionale dhe falënderuan Kolegjin AAB për një organizim të tillë me karakter studimor.

Share: