Emrolina Gashi dhe Sylejman Berisha, studentë të vitit të katërt të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB po vijojnë praktikën në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me monitorimin e seancave gjyqësore për Krime Lufte.
Nga kjo praktikë, të cilën e kanë filluar në tetor të vitit 2017 e që është me mundësi vazhdimi, Emrolina dhe Sylejmani kanë shënuar progres në zhvillimin profesional të drejtësisë në fushën penale.