Studentët e Fakultetit Ekonomik në Gjakovë, vizitë në Administratën Tatimore

15 Dhjetor 2017

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB në kampusin e Gjakovës, në kuadër të vizitave studimore organizuan vizitë në Administratën Tatimore të Gjakovës.

Vizita kishte për qëllim që studentët të informohen nga afër lidhur me obligimet tatimore me të cilat punojnë bizneset e llojeve të ndryshme që operojnë në Kosovë, si dhe shkallën tatimore me të cilën përballen bizneset përkatëse.

Studentët u pritën nga drejtori i Administratës Tatimore në Gjakovë, Lazer Ramaja dhe udhëheqësja e shërbimeve për edukim tatimor, Gjejlone Hereqi, ku nën përcjelljen e tyre studentët patën rastin të vizitojnë zyrat e inspektorëve  dhe mbledhësve tatimorë. Studentët patën mundësi që t’ u parashtrojnë pyetje të punësuarve në zyrat përkatëse lidhur me informatat për të cilat ata kishin interes.

Studentët e vlerësuan shumë këtë vizitë, pasiqë praktika të tilla do t’ iu mundësojnë atyre që të jenë më të përgatitur në rrugëtimin profesional në të ardhmen.

Po ashtu në takim u shqyrtua edhe mundësia e bashkëpunimit të Kolegjit AAB me Administratën Tatimore për kryerjen e punës praktike të studentëve në zyrat e kësaj e tyre.

Share: