Studentët e Fakultetit Ekonomik organizuan Hiking në Valbonë

16 Maj 2018

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB në bashkëpunim me studentët e Klubit të Ekonomistëve gjatë këtij viti akademik organizuan aktivitete të ndryshme studentore (Trajnime, ligjërata të ndryshme sociale dhe ekonomike, tryeza debati, vizita studimore).

Përveç këtyre aktiviteteve, ata organizuan edhe Hiking në Valbonë, ku pjesëmarrës ishin studentët nga të tri kampuset e Kolegjit AAB në Ferizaj, Prishtinë Gjakovë dhe si dhe kishte edhe mësimdhënës.

Kryetari i Klubit të Ekonomistëve Kenan Jupolli dhe ekipi organizativ falënderuan Kolegjin AAB për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha aktivitetet studentore dhe potencoi se Hikingu ishte një sfidë argëtuese për ta.

Kurse Laureat Kastrati, nënkryetar i këtij klubit tha se kjo ishte sfidë e mirë për ta, nga e cila mësuan që “pavarësisht vështirësive, ne nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë deri sa të arrijmë majat e suksesit, dhe e mira e kësaj është se 90% e studentëve arritën deri tek maja e Valbonës”.

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB në bashkëpunim me studentët e Klubit të Ekonomistëve janë mjaft aktiv me organizimin e aktiviteteve studentore.

Vlen të theksohet se Fakulteti Ekonomik është edhe në përgatitje të Konferencës së dytë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat eurointegruese”.

Share: