Studentët e Fakultetit Juridik-Kriminalistikë vizituan Laboratorin e Forenzikës

22 Nëntor 2019

Në kuadër të lëndës Kriminalistika aplikative me forenzikë, studentët e Fakultetit Juridik të udhëhequr nga mësimdhënësit Nedžad Korajlić dhe Ganimete Ismajli, vizituan Laboratorin e Forenzikës të Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, studentët e programit të kriminalistikës, patën rastin të shohin nga afër teknologjinë e fundit që aplikohet në këtë institucion dhe që ju shërben atyre për arritje profesionale. Studentët u panë të jenë të interesuar rreth proceseve që kryhen në laboratorin e forenzikës, duke parashtruar pyetje me interes avancimi në këtë fushë.

 

Share: