Studentët e Fakultetit të Arteve vizituan Muzeun Kombëtar të Kosovës

12 Prill 2019

Dhjetëra studentë të Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, në sajë të vizitave në institucione të rëndësishme kulturore, vizituan Muzeun e Kosovës.

Studentët e AAB-së, të cilët këtë vizitë e realizuan të udhëhequr nga mësimdhënësja, Dr.Dita Ethemi, në kuadër të lëndës “Historia e artit”, patën mundësinë të vizitojnë koleksionin permanent të Muzeut të Kosovës, që daton nga periudha e Neolitit deri te periudha Bizantine.

Ata u informuan edhe me artefaktet e Muzeut Kombëtar dhe hartat e vjetra, ndërsa u pritën nga Majlinda Matoshi, cicerone e Muzeut dhe Afrim Ethemi, koleksionues i hartave të vjetra.

Share: