Studentet e Fakultetit të Dizajnit Grafik po kryejnë praktikën profesionale në kompaninë “Fleapo Kosova”

6 Nëntor 2018

Qëndresa Kallaba, Shqipe Llumnica dhe Diellza Gllava janë edhe tri studente të tjera të Fakultetit të Dizajnit Grafik të cilat po kryejnë praktikën profesionale në kompaninë “Fleapo Kosova”.

Në këtë kompani ato po praktikojnë fusha për të cilat fillimisht janë informuar dhe kanë fituar njohuri gjatë ligjëratave në Kolegjin AAB si: user interface design, web design, prototype, logo, branding, etj..

Studentja Shqipe Llumnica ka treguar se kjo praktikë po i ndihmon asaj dhe dy kolegeve të tjera që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe t’ i zgjerojnë më shumë njohuritë rreth programeve të Dizajnit Grafik.

“Duke e marrë parasysh që ende vijojmë studimet në AAB, na është ofruar një mundësi mjaft e mirë të avancohemi në lëminë që e kemi. Kjo praktikë çdo ditë e më shumë na ndihmon të fitojmë njohuri të reja”, tha Shqipja.

Angazhimet e këtilla të studentëve të Fakultetit të Dizajnit Grafik por edhe trajnimet e mirëfillta profesionale që shpesh organizohen nga ky fakultet, kanë bërë që stafi akademik të krenohet me suksesin shembullor të studentëve.   

 

Share: