Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Enterierit, vizituan fabrikën “Tiki Home Factory”

15 Janar 2019

Në kuadër të realizimit të programit në lëndën “Dizajn i enterierit për ndërtesa publike”, studentët e Kolegjit AAB të Fakultetit të Dizajnit të Enterierit, vizituan fabrikën “Tiki Home Factory”, ku me këtë rast patën mundësinë të shohin nga afër punën që bën kjo studio projektuese.

Të shoqëruar nga prof. Bujar Demjaha, studentët theksuan se vizitat si kjo u japin mundësi studentëve që të marrin eksperiencë, të zhvillojnë dijet e tyre praktike, si dhe të afirmohen duke rritur kështu jo vetëm përgatitjen e tyre, por edhe mundësitë për punësim. 

Studentët në fabrikën “Tiki Home Factory”, u mirëpritën nga drejtori i kësaj fabrike, z. Adriatik Bytyqi i cili i informoi ata për mënyrën dhe funksionimin e kësaj fabrike duke vënë në theks punën ekipore, përmbushjen e nevojave të klientëve, marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore dhe fuqizimin drejt arritjes së objektivave të përbashkëta.

 

 

 

 

Share: