Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze, shënuan ditën e Martin Luther King Jr.

12 Janar 2018

Në vazhdën e aktiviteteve me studentë në Kolegjin AAB, studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze në kampusin e Gjakovës organizuan sesion debati të udhëhequr nga prof. Albert Paçarizi me temë “A Lifetime of Change: Martin Luther King”.

Ky debat u organizua për nder të ditës së Martin Luther King Jr. që shënohet si festë federale amerikane e që lidhet me ditëlindjen e tij. Kjo ditë shënohet çdo vit në të hënën e tretë të janarit, që përkon me 15 janarin, ditëkindjen e Martin Luther King Jr..

Studentët thanë se me këtë rast patën mundësi të diskutonin dhe të informoheshin rreth jetës së tij duke theksuar se Martin Luther King është shembulli më i mirë që na tregoi rrugën nga dobësitë dhe përçarjet për në fuqi dhe unitet.

 

Share: