Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit organizuan Hiking në bjeshkën e Lybetenit

26 Qershor 2018

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit për ta shënuar 23 qershorin ditën e formimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka organizuar aktivitetin e radhës i cili ishte ngjitja në bjeshkën e Lybetenit në komunën e Ferizajt.

Ky aktivitet tashmë është bërë tradicional dhe organizohet çdo vit me 23 qeshor. Pjesmarrës ishin 40 studentë të udhëhequr nga profesorët Shemsedin Vehapi, Besim Gashi dhe Armend Xhemajli.

Të gjithë studentët e realizuan me sukses ngjitjen në majën e Lybetenit, e cila është 2498 m/lmb.

Share: