Studentët e Fakultetit të Stomatologjisë të Kolegjit AAB po trajnohen për lëmin e Ortodoncisë

30 Dhjetor 2021

Nën udhëheqjen e Prof. Ass. Mimoza Selmani është duke u realizuar tash e sa javë puna kerkimore shkencore në lëmin e Ortodoncisë, në sallën Klinike të Stomatologjisë të Kolegjit AAB.

Studentët janë duke bërë ekzaminimet e anomalive të ndryshme ortodontike të nofullave tek femijët e grupmoshave të ndryshme, e njëkohësisht edhe duke dhënë këshilla për parandalimin ose përkeqësimin e anomalive prezente.

Share: