Studentët e gazetarisë dhe ata të produksionit medial të Kolegjit AAB, do të mund të ndjekin falas një semestër në Universitetion e Caen-it në Francë. Ky është rezultat i fillimit të zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit të Caen-it.
Detajet e realizimit të këtij shkëmbimi studentor u diskutuan në takimin ndërmjet dekanit të Departamentit të Institutit të Teknologjisë Universitare (IUT) të Caen-it, Stephane Ropiquet, dhe dekanit të Fakultetit të Komunikimeve të AAB-së, Hasan Saliu.
Sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit tashmë të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve, Kolegji AAB mund të dërgojë studentët në këtë universitet francez që nga viti i ardhshëm akademik, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga fondet e BE-së, ERASMUS +, ashtu si dhe universiteti francez pritet të dërgojë studentë në Kolegjin AAB.
Në takimin e realizuar në Universitetin e Caen-it ndërmjet z. Piquet dhe z. Saliu, pala franceze ka shprehur gatishmëri që gjithashtu të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove i cili organizohet përvitshëm në Kolegjin AAB.
Fakulteti i Komunikimit Masiv deri më tani ka pasur shkëmbime studentore edhe me me Kolegjin NLA të Norvegjisë, ku për një semestër kanë qëndruar disa studentë të studimeve master.