Studentët e Gjuhës Angleze organizuan aktivitet për festën e Halloween-it

1 Nëntor 2017

Me rastin e festës së Halloween-it,  asistentja Zaana Nura,  në bashkëpunim me studentët e vitit të tretë të Fakulteti të Gjuhës Angleze, dega në Gjakovë,  organizuan debat me temë “Historia e Halloween-it”.

Studentët Marigona Kukelaj dhe Donika Ahmetaj,  prezantuan punimet  e tyre me qasje historike për ditën e festës së Halloween-it,  gjithashtu cekën fakte interesante për origjinën e saj, legjendat dhe mitet.  

 “Aktivitete të tilla do të organizohen çdo muaj sipas temave dhe datave te caktuara”, tha dekanja e këtij  fakulteti Venera Llunji.

 

Share: